Kosova merr medaljen e parë olimpike, Distria Krasniqi kalon në finale të “Tokio 2020”



Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka arritur në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo. Distria e nisi mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe ka siguruar tashmë medaljen olimpike. Ajo triumfoi në ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.





Në gjysmëfinale, Distria u takua me Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhte edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’. Në finale, Krasniqi do të takohet me japonezen Funa Tonaki, ku do të përpiqet për të fituar medaljen e artë të Olimpiadës.






/News31