Kosova lë gjurmë në “Tokio 2020”! Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë



Kosova ia ka dalë të lëjë gjurmë në Lojërat Olimpike në Japoni, duke marrë medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e Kosovës, pas medaljes së artë që mori Majlinda Kelmendi, në Olimpiadën e Brazilit në “Rio 2016”. Edhe këtë here, xhudo për femra, është sporti që mban lart emrin e Kosovës. Distria Krasniqi, e cila mori pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.





“Ndjenjë shumë e mirë. Jam e lumtur për veten, trajnerin, familjen dhe gjithë vendin. Ka qenë një luftë e vështirë ndaj japonezes, që janë më të mirët në botë. Falënderoj të gjithë për përkrahjen. Kjo është një ëndërr e realizuar. Jam e ende e re dhe pretendoj të marrë pjesë edhe në dy olimpiada”, ka thënë Distria pas triumfit.






/News31