Koronavirusi qendron shumë herë më gjatë në lëkurë se virusi i gripit

One
Telekom

Koronavirusi qendron në lëkurën e njeriut deri në 9 orë. Është kjo arsyeja pse rekomandimi primar është larja e shpeshtë e duarve.

Një studim i shkencëtarëve japonezë del në përfundimin se kohëzgjatja e Covid-19 në sipërfaqjen e trupit është shumë herë më e lartë se sa virusi që shkakton gripin. Ky i fundit, qendron vetëm 1.8 orë në lëkurë. “Mbijetesa nëntë orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut mund të rrisë rrezikun e transmetimit nëpërmjet kontaktit në krahasim me IAV (virusi i gripit A), duke përshpejtuar kështu pandeminë”, shprehen shkencëtarët. Megjithatë, si koronavirusi ashtu dhe virusi i gripit të zakonshëm inaktivizohet brenda 15 sekondash, në rast përdorimi të dezinfektantëve të duarve.

Facile
Facile
My Dental

Covid-19 ka infektuar gati 40 milion persona në të gjithë botën. Studime të shumta të realizuara gjatë muajve të fundit përpiqen të zbulojnë më shumë rreth virusit të ri. /News31

Burimi: opinion.al