Kontribuoi në ndërtimin e tij, hapet kopshti në Tiranë, Dua Lipa ndan emocionet me 70 milion ndjekësit e saj



Ka çelur dyert çerdhja dhe kopshti “Sunny Hill”, falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.





Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, që mirëpriti sot mbi 300 vogëlushë.






Edhe vetë këngëtarja ka ndarë emocionet, në Instagram, ku ka publikuar foto e video nga hapja.

“Një moment shumë krenar – ’Sunny Hill Kindergarten’ është hapur në Tiranë, Shqipëri, me kapacitet mbi 300 fëmijë”, shkruan Dua duke falënderuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.

“Zemra ime është plot”, shton këngëtarja, duke ndarë emocionet e bukura me mbi 70 milion ndjekësit e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua ishte në verë në Shipëri, bashkë me familjen e të dashurin, Anwar Hadid, për këtë investim, por megjithatë, veç kësaj, ajo pushoi disa ditë në jug, duke promopvuar kështu edhe bukuritë e vendit tonë.

/News31