Konfirmuan lidhjen, Melisa dhe Andi takohen me opinionistin e “Për’puthen” për një arsye



Pas shumë kohësh spekulimesh, Melisa Lleshi dhe Andi Shehi konfirmuan më në fund lidhjen. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikoi pak ditë më parë këngën e saj me videoklip “Leje”, ku në fund shfaqej duke puthur të riun brun.Tani që nuk fshihen më, çifti më i ri i showbizit shqiptar është “i lirë” të dalë kudo në publik bashkë.





Për Pashkë, Melisa dhe Andi kanë shkuar të marrin “bekimin” te opinionisti Arjan Konomi duke i bërë një vizitë. Ky i fundit ka publikuar një video në InstaStory ku thotë se ka dy mysafirë me të cilët do pijë një gotë verë teksa tregon drejton kamerën nga dyshja e programit të dashurisë.

Arjani “zbulon” edhe arsyen qe pse ata kanë ardhur të vizitojnë.

“Melisës i kam lënë një porosi. Kam dyshime a ka ardhur për atë porosinë,” thotë ai në video. Ndërkohë, Andi e Melisa qeshin por nuk dihet për çfarë bëhet fjalë. /News31