Konferenca me Oliver Varhelyi, Kryeministri Rama zbulon kërkesën që vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë bërë BE



Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi pas Samitit të Ballkanit Perëndimor me liderët e rajonit.Në fjalën e tij, Rama zbuloi se të gjitha vendet i kanë paraqitur BE dhe Komisionit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e vendeve të rajonit të njihet në Bashkimin Europian në mënyrë që qytetarët të lëvizin të lirë.






“Mini Shengeni është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale dhe politike për të vgjithë rajonin tonë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin dhe po kalon në duart e Komisionit Europian. Takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe i vitit të ardhshëm të bëhet nën kujdesin e Komisionit në praninë e Ballkanit dhe vendeve të BE. Kjo është ambicie dhe dëshirë që me komisionerin e ndajmë plotësisht.Kemi vendosur paralelisht me çka lidhet me programet në ato tre drejtime që fola me planin dhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë me vendin tonë në ato drejtime ku duhet të bëjmë progress në hapësirën e BE.Nëse bëjmë hapa drejt jetësime të katër lirive, ambicia është të na njihen edhe në BE në aspektin e tregtisë, qeverisjes së të dhënave, në aspektin e mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik.
Ne brenda rajonit, por para 2 ditësh dhe me Hungarinë në mënyrë bilateral kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në post pandemi pa detyrime ekstra. Sot, të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionit Europian dhe BE, kërkesën që karta e gjelbër digjitale të qytetarit të një vendi të rajonit tonë të njihet në gjithë hapësirën e BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht”. /News31