Koncert në kohë pandemie, grupi i njohur dhe fansat e tyre futen në flluska gjigande plastike

One
Telekom

Grupi amerikan ”The Flaming Lips” kanë ditur si t’i çojnë koncertet e tyre në një nivel tjetër, duke përdorur flluskat plastike. Grupi i rrokut nga Oklahoma ka gjetur nëj mënyrë për të luajtur ”live” gjatë kohës së pandemisë, duke futur veten e tyre dhe fansat në flluska, në mënyrë që të mbrohen nga transmetimi i mundshëm i Covid-19. Performanca e tyre e fundit ishte javën e shkuar, gjysëm koncert e gjysëm xhirim videoklipi, ku u panë të gjithë njerëzit e pranishëm brenda sferave plastike. Si i lindi ideja për këtë? E gjitha filloi si një vizatim që vokalisti i grupit kishte bërë gjatë karantinës.

Bëra një skicë të vogël të një koncerti që kemi bërë në 2019-ën, ku unë isha i futur brenda një flluske dhe të gjithë të tjerët qëndronin si normalisht. Pastaj bëra një tjetër vizatim, i njejti koncert por në vitin 2020, ku unë isha në një flluskë dhe po ashtu gjithë të tjerët”- tregoi ai.

Facile
Facile
My Dental

Megjithatë në atë kohë, ai dhe anëtarët e grupit, nuk e mendonin asnjëherë që situata e pandemisë do zgjaste aq shumë sa eksperimenti i flluskave të bëhej realitet. Për ta gjithçka do të mbyllej për 2 muaj, por ja tek jemi 8 muaj pas marsit dhe koronavirusi është ende pjesë e realitetit.

Fiilimisht ata e provuan idenë në disa emisione, ku performuan për jo më shumë se 30 vetë dhe më pas planifikuan që të bënin një koncert. Duke qenë se të tilla sfera kishin qenë gjithnjë pjesë e shfaqjeve të tyre, ata e kishin shumë të lehtë të gjenin 100 të tilla dhe eventi muzikor, unik në llojin e tij në të gjithë botën, ishte gati. Se sa entuziast ishin muzikantët dhe fansat e tyre, mund ta dalloni në këtë postim në Instagram:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wayne Coyne (@waynecoyne5) on

Na pëlqeu mënyra se si dukej, sepse më në fund mund të kërcesh sa të duash, të bërtasësh dhe të kënaqesh, pa menduar se mund të infektosh personin që ke afër. Barreira është aty, të gjithë janë të mbrojtur. Ky është suksesi i kësaj ideje.”- tha vokalisti Wayne Coyne.

Por a është kjo e ardhmja e performancave live? Për sa kohë që të ketë një pandemi globale grupi i rrokut do të bëj gjtihçka që të rikthejë koncertet, por duke ruajtur shëndetin e njerëzve. Ideja është e mirë dhe ndryshe nga tjerat, kështu që për momentin, pse jo.

/Nees31

Burimi: CNN