LIFESTYLE 6 Dhjetor 2021, 15:36

Komode dhe me stil! Çfarë të vishni në një ditë me shi

Gjithmonë, në ditët me shi, kemi dilema se çfarë të veshim (sigurisht nëse kemi marrë guximin të “divorcohemi” nga krevati).

Por, edhe në ditët më të zymta të vitit, mund të dukeni me stil, ndërsa në të njëjtën kohë të vishni rroba komode për shi.

Ju gjithmonë mund të “ndriçoni” pamjen tuaj me aksesorë. Për shembull, mund të shtoni një ombrellë të lezetshme (rozë ose të tejdukshme), shall ose aksesorë të tjerë të ngrohtë.

Nëse nuk ju pëlqejnë shumë ngjyrat mund të provoni diçka me ngjyrë të errët. Rrobat me ngjyrë të zezë duket sikur janë krijuar për mot të keq. Mund të provoni një xhaketë lëkure e zezë, fund, geta dhe çizme deri në kyçin e këmbës.

Këpucët e sheshta po ashtu janë ideale për ditët me shi.

Gjëja më e mirë është të investoni paratë tuaja në një veshje me stil. Unë ju sugjeroj të blini një pallto të rehatshme, të papërshkueshme nga uji.

Çadra, çizmet e shiut dhe kapelet janë po ashtu “A must have”.

Ndaj, nëse vendosni të dilni sot, merrini parasysh këto këshilla!

Burimi: Glamour

Përktheu dhe përshtati: News31