Komiteti Teknik merr vendimin lidhur me masat anti-covid



Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat e COVID-19 në vend.


Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi në mbledhje se ka një përmirësim të situatës por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë  qenë efikase, por do të mbeten të njëjta deri në javën e ardhshme kur do të gjykohen sërish nga komiteti në varësi të situatës.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

 Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.