Kryeministri Rama: "Kolaudimi i mjeteve do të kryehet në shtet, si do të veprohet prej 1 janarit 2021"
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka bërë me dijë ndryshimet që do të pësojë kontrolli teknik i mjeteve në vendin tonë, pas përfundimit të koncesionit të këtj shërbimi në dhjetor. Ndryshime dhe risi që do të hyjnë në fuqi prej 1 janarit 2021.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Rama shkruan se qytetarët tashmë do të kenë më shumë lehtësime për kontrollin e mjeteve të tyre pasi kolaudimi do t'i kthehet shtetit dhe do të realizohet nga DPSHTRR. Sipas kryeministrit, makinat e reja me 0 kilometra 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa të përdorurat do t’i nënshtrohen testit një herë në 2 vite. Po ashtu Rama thotë se tarifat nuk do të rriten, edhe pse afati i vlefshmërisë së shërbimit do të shtohet, duke i dhënë edhe fund radhës tek kontrolli teknik.
Deklarata e plotë e kryemininstrit:
"MIRËMËNGJES
ME NJË LAJM TË MIRË
/News31