“Isha budallaqe”, Klodiana Shala pendohet për karrierën në Shqipëri

One
Telekom

Klodiana Shala ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN”. Një nga sfidat e përgatitura për Klodianën ishte intervista në pistën e vrapimit, ku teksa vraponte, sportistes i duhej të përgjigjej.

Një nga pyetjet drejtuar Klodianës lidhej me një nga deklaratat e saj disa kohë më parë, ku bënte thirrje që sportistët të largoheshin nga Shqipëria. Nga ana tjetër, vetë Klodiana nuk u largua nga vendlindja, duke vijuar t’i dedikohet sportit pa kaluar kufijtë. Pse e bëri ajo këtë zgjedhje? Klodiana nuk është rezervuar me përgjigjen, duke shprehur pendesën për vendimin e saj. “Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0″, është shprehur ajo. Si shumë sportistë të tjerë, duket se edhe Klodiana është tejet e zhgënjyer nga vlerësimi minimal dhe përkrahja e pakët që sporti merr veçanërisht nga shteti.

Facile
Facile
My Dental

Një peoblematikë kjo, e ngritur vit pas viti, por që mesa duket nuk merr zgjidhje… /News31