Klodiana Shala: “Kam vite që jam pjesë e PD, këtu duhet të kesh vjedhur që të hysh në Parlament”

One
Telekom

Ndër emrat që është përfolur për të qenë në listat e deputetëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm është edhe sportisja Klodiana Shala. Sot në një intervistë për “Ditë e re” ajo foli për mënyrën si e sheh ajo politikën në Shqipëri, sa e angazhuar është me PD-në dhe nëse a ekziston vërtetë mundësia për të kandiduar në 2021-in.

Klodiana tha se është prej vitesh e angazhuar me PD, duke punuar në 5 fushtatat e tyre të fundit zgjedhore dhe këtë nuk e ka bërë për përfitime personale por sepse e ka pasion. Megjithatë sportistja tha se në vendin tonë duhet të kesh vjedhur ose të fshehësh disa gjëra që të mund të bëhesh deputete, ndërkohë që u shpreh se mund ta kuptosh fare mirë se cilët prej politikanëve janë të korruptuar.

Facile
Facile
My Dental
Kam qenë e angazhuar dhe jam me PD. Nuk e kam bërë për të përfituar nga PD, 5 fushata ku kam marrë pjesë kudo ku më kanë caktuar, i kam bërë me pasion. Para pak kohësh janë bërë propozime nëpër Shqipëri për kandidatët për deputetë. Unë jam propozuar pothuajse në të gjitha qytetet, besoj sepse jam e dashur për popullin, të paktën kështu më kanë thënë. Kur më kanë pyetur a do bëhesh deputete, thashë nuk kam vjedhur deri tani, nuk kam çfarë fsheh. Se duhet të kesh vjedhur disa gjëra këtu që të bëhesh deputet ose titullar në institucione. Nëse do themi realitetin, ne këto gjëra i dimë shumë mirë, por nuk i themi. Ku e shohim korrupsionin? Shikoni vilat te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi, deputetët i kanë vilat, nuk i kemi ne. Ka shumë pak deputetë që e meritojnë të jenë aty,dhe shpresoj se këtë radhë të ketë ndryshim dhe të zgjidhen ata që e meritojnë.“- tha Klodiana
Po ashtu ajo tregoi se ka filluar të qëndrojë larg miqësive me politikanët, kjo pasi janë “shumë fallco”:
Kam shumë miqësi në politikë dhe shumica e tyre janë fallco. Shikon shumicën që dalin në televizor sikur vuajnë shumë për hallet e popullit, por mbrapa kur ulesh për drekëe për darke me to, më habisnin. Prandaj kam filluar të qëndroj larg këtyre miqësive. Me fallcot nuk mbaj më shoqëri, e kam fjalën për këta politikanët. Nëse do të duhej të mbaja në PD janë vetëm 3 apo 4 që e meritojnë dhe shpresoj të vlerësohen.”

Por a do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2021?

“Nuk e di nëse do kandidioj kjo nuk varet nga unë, por nuk e kam me qejf. Nuk kemi arritur në atë lloj niveli si Suedia që gjithsecili e do punën e vet apo si në Itali çohet populli çdo 6 muaj kundra qeverisë së tyre, që të mos mësohen këta politikanë 8 deri në 12 vite në pushtet. Unë me origjinë jam kosovare por kam lindur në Tiranë, ndoshta këtu do kandidoja. Më mirë në njësinë 8 se jam komshie me Lulzim Bashën aty”.

Tani na mbetet vetëm të presim e të shohim nëse Shala do të jetë në lista e deputetëve të Partisë Demokratike.

/News31