Kjo video na tregoi se Stormi qenka fansja më e çmendur e Dua Lipës
Stormi Webster qenka fansja më e çmendur e Dua Lipës! Mami Kylie Jenner ka publikuar së fundmi një video mjaft të ëmbël të vajzës së saj duke kërcyer së bashku me këngëtaren gjatë performancës së saj në Grammy. Tre vjeçarja shihet duke kërcyer ndërsa ndodhet në shtëpi me nënën e saj duke parë çmimet Grammy. 23-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë nga performanca e Stormit me këngë "Don't start now", që është po aq elektirizuese sa ajo e Duas.
Stormi shihet e veshur me pizhama rozë me mëngë të gjata, teksa ylli i KUWTK i ka bërë tag Duas, duke e shoqëruar videon me disa emoji.
https://youtu.be/pISRx_Lfkkw
"Don't start now" është një nga këngët më të suksesshme të Duas që i ka falur asaj shumë çmime e rekorde. Ky projekt u publikua një vit më parë dhe numëron mbi 476 milionë klikime. "Don't start now" është pjesë e albumit të dytë të artistes shqiptare, Future Nostalgia, që mes të tjerave i dha asaj çmimin e tretë Grammy për albumin më të mirë Pop.
https://youtu.be/oygrmJFKYZY
/News31