Kjo këngë e Elgit Dodës është dëgjuar mbi 11 miliard herë



Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Tekstshkruesi 32 vjeçar e ka fituar tashmë admirimin e publikut dhe së fundmi një këngë e tij ka thyer një rekord që askush se priste.





“Larg” është dëgjuar mbi 11 miliard herë në të gjitha platformat digjitale. Raportin e “Fole Publishing”, Elgiti e ka ndarë vetë përmes një postimi në Instagram. Sipas statistikave në foto, kënga e Dodës është dëgjuar më shumë në TikTok.

Kujtojmë se Elgiti është duke shijuar momentet më të bukura të jetës së tij me ardhjen në jetë të djalit Krid në qershor të 2020. Ai dhe Klea Huta kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Janar të po të njëjtit vit. /News31