Kjo është skuadra që "rrëmbeu" Sergio Ramos-in pas largimit nga Real Madrid
Misteri se me cilën skuadër do firmosë Sergio Ramos pas largimit nga Real Madrid mori fund! Qendërmbrojtësi, i cili u largua pas 16 vitesh nga Real Madrid, ka pranuar ofertën e Paris-Saint Germain. Momentalisht nuk janë publikuar shifra mbi përfitimet që mbrojtësi francez do të ketë. Gazetari i RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, shkruan se Ramos ka arritur marrëveshje për dy sezone. Ndër të tjera ai raporton se vëllai i mbrojtësit është në Paris dhe ka mbyllur gjithçka. Në ditët në vijim Ramos do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma dhe zyrtarizimi.
Skuadra franceze vazhdon të jetë mjaft aktive në merkato dhe me këtë përforcim do të arrijë të përmirësojë nivelin e saj në mbrojtje. Pavarësisht moshës, disi të madhe, Ramos mbetet një ndër lojtarët më me eksperiencë të atij reparti.
/News31