NEWS 5 Qershor 2021, 15:54
Kina miraton përdorimin e vaksinës “Sinovac” tek moshat 3-17 vjeç
NEWS-31
Kina ka miratuar përdorimin e vaksinës “Sinovac”, edhe te fëmijët, midis moshave 3 e 17-vjeç.Lajmin e ka bërë të ditur CEO i kompanisë Yin Weidong, teksa kjo është një vaskinë e prodhuar në Kinë. Kompania e njohur e vaksinave kineze, aktualisht, e kishte miratuar vaksinën për përdorim, nga mosha mbi 18 vjeç.
Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se kjo masë do të ndikojë në uljen e infektimeve dhe imunizimit e popullësisë.
Yin tregoi së është e vërtetë që të miturit paraqesin simptoma të lehta, por ata, janë potencial i transmetimit të virusit te moshat e treta, të cilat janë edhe më të rrezikuara nga Covid-19. /News31