Kim Kardashian, zyrtarisht miliardere



Kim Kardashian West i është bashkuar klubit elitë të super të pasurve, duke marrë zyrtarisht statusin “miliardere”. Sipas Forbes, pasuria neto e yllit të reality show arriti shifrën e 1 miliard dollarëve, falë kompanisë së saj të kozmetikës “KKW Beauty”, dhe të veshjeve “SKIMS”, si dhe të ardhurave nga televizioni dhe investimeve.


Kim është tanimë një nga 2755 figurat në Listën e Miliarderëve të Botës të Forbes, ndërkohë që listën e kryeson themeluesi i Amazon Jeff Bezos me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh.

Amerikanët e tjerë të shtuar gjatë vitit 2020 përfshijnë themeluesin e aplikacionit për takime Bumble Whitney Wolfe Herd (1.3 miliardë dollarë), regjisorin Tyler Perry (1 miliard dollarë) dhe Miriam Adelson (38.2 miliardë dollarë), e veja e manjatit të kazinosë Sheldon Adelson.

Ish-bashkëshorti i 40 vjeçares, Kanye West, është tashmë në listë (1.8 miliardë dollarë) por motra e saj, Kylie Jenner, u hoq majin e kaluar nga Forbes. Revista pretendoi se familja e Kylie-t, kishte fryerë vlerën e biznesit të saj të kozmetikës.