Kim Kardashian u shfaq në Met Gala pa të, Kanye West bën veprimin e papritur
Ajo njihet për pamjet e saj ekstravagante në çdo dalje publike. Por Kim Kardashian i befasoi të gjithë në Met Gala me një veshje të pazakontë. E frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, ajo kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë Balenciaga.
Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West. Por megjithëse të gjithë besonin se ishte ish-burri i saj që e shoqëroi në Met Gala, në fakt ishte Demna Gvasalia, drejtoresha krijuese e Balenciaga.
Ndërkohë, Kanye i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. Ai jo vetëm që nuk e shoqëroi në mbrëmjen gala, por as nuk e ndjek më Kim-in në Instagram.
Ky veprim ka ardhur thuajse 7 muaj pasi Kim paraqiti kërkesën për divorc. Të njejtin veprim reperi e bëri edhe në kohën kur përflitej se po shoqërohej me supermodelen Irina Shayk. Por muaj më pas ai vazhdoi të ruante marrëdhënien me ish-partneren në rrjete sociale.
Së fundmi, u përfol për një ribashkim të mundshëm mes tij dhe Kim, pasi ajo u shfaq me fustan të bardhë, duke rikrijuar skenën e dasmës së tyre, në mbështetje të tij, për albumin “Donda”. Megjithatë, pas veprimeve të fundit, duket se asgjë nuk ka qenë e vërtetë.
/News31