Kida surprizon sërish, bën ndryshimin e verës në look!
Që Kidës i pëlqen të bëjë ndryshime drastike në look, këtë e kuptuam të gjithë pas shumë eksperimenteve që ajo bëri gjatë 2020. Ajo surprizoi gjithë fansat, kur u shfaq me flokë bjondë, siç nuk e kishim parë ndonjëherë. Me këtë look e pamë për disa muaj me radhë dhe u dashuruam të gjithë. Më pas Kida i bëri flokët me një nuancë të lehtë rozë, por që si duket ishte e përkohshme.Ndërkohë pas realizimit të klipit “Drunk” ajo erdhi me një look krejt të veçantë, me flokët në ngjyrë të verdhë të prera deri tek veshi. Mirëpo vendosi të rikthehej te flokët bjondë me balluke sikundër e kemi parë së fundmi.
Mirëpo, me ardhjen e verës Kida ka ndryshuar sërish look duke u rikthyer te flokët e verdhë. Ndryshe nga një vit më parë këtë herë ajo vjen me flokë të gjatë dhe balluke. Ajo ka postuar një foto në Instagram duke njohur fansat me ndryshimin në pamje ku ka marrë shumë komente pozitive.
/News31