Kiara Tito dhe Young Zerka zbulojnë mesazhet e fundit me Butrintin dhe Ronelën

Kiara Tito dhe Young Zerka ishin dy ndër të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN”, pjesëmarrje për të cilën u përfolën gjatë gjithë javës për shkak të postimeve në Instagram.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që moderatorja dhe artisti kanë vëmendjen e mediave rozë për jetën personale, kujtojmë që për një kohë të gjatë Kiara është komentuar shumë edhe në rrjetet sociale me lidhjen asnjëherë të konfirmuar me Butrint Imerin, ndërsa Zerka për historinë e dashurisë me Ronela Hajatin. Të dyja lidhjet sipas zërave i përksain të shkuarës.

My Dental

Duke qenë se fansat dhe ndjekësit kanë kuriozitet të dinë ç’po ndodh me marrëdhëniet e tyre respektive ata u vendosën përballë njëri-tjetrit në lojën e telefonit në program, ku patën si dënim të zbulonin mesazhet e fundit pikërisht me Butrintin dhe Ronelën.

Të dy zbuluan se i kishin fshirë bisedat me ta, madje Zerka tregoi se i kishte fshirë edhe emrin nga telefoni Ronelës, ndërsa Kiara ndryshe nga ai kishte fshirë vetëm bisedën, por jo numrin e këngëtarit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

/News31