Kërcimi i Luana Vjollcës me “Se te Nota” tërhoqi vëmendjen e Lele Pons dhe Guaynaa

Në episodin e djeshëm të “Shiko Kush Luan”, përveç sfidave të realizuara nga personazhet dhe detajeve që ata kanë zbuluar, ra në sy edhe kërcimi i Luana Vjollcës me këngën “Se te Nota”. Kërcim tek i cili u shoqërua edhe nga personazhi i “Buqes”, por le të qëndrojmë një moment tek Luana.

Kërcimi i saj ka marrë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të moderatores në Instagram, të cilët kanë realizuar edhe këtë video:

My Dental

Ndërkohë që mesa duket ka marrë edhe vëmendjen e vetë artistëve të hit-it, Lele Ponse dhe Guaynaa, të cilët e kanë ripostuar kërcimin e Luanës në profilet respektive në Instagramm.

Jo vetëm kaq, Guaynaa e ka pëlqyer aq shumë video-n sa ka nisur edhe ta ndjekë moderatoren në Instagram, ndoshta ka edhe ndonjë mesazh në DM, por këtë nuk e dimë akoma.

Hajde tani, bëni ndonjë bashkëpunim, se kështu nisin këto punë…

/News31