Kërcënohet prokurori i Përmetit, reagon Ilir Meta: “Duhet hetim i shpejtë”



Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës. “News 24” bëri me dije se në dritaren e zyrës ai ka gjetur një fishek, që mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi. Menjëherë pas ngjarjes prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetimet. Po ashtu raportohet se gjatë ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.






Për ngjarjen ma reaguar menjëherë Presidenti Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ngjarja është tepër e rëndë dhe e dënueshme.

Sipas Kreut të Shtetit,duhet një hetim i shpejtë për këtë çështje dhe vendosja para ligjit e autorëve.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme. Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar. Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike”, shkruan Meta. /News31