Këngëtarja me famë ndërkombëtare mbështet Elvanën dhe kjo e fundit nuk mund të ishte më e lumtur!



Një javë më parë, Elvana Gjata na surprizoi të gjithë teksa publikoi projektin e saj më të ri, “Loti”. Kënga me videoklip erdhi si një dhuratë për fansat, pas albumit “Çelu” dhe u pëlqye shumë nga ta. Brenda pak ditësh klipi ka tejkaluar shifrën e 3 milionë klikimeve në Youtube. Kënga u prit mirë jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe ai i huaj, përfshirë këtu edhe artisten me famë ndërkombëtare, Inna. Rumunia bukuroshe ka mbështetur Elvanën në këtë projekt të ri dhe kjo e fundit nuk mund të ishte më e lumtur!










Inna ka publikuar një pjesë të klipit në InstaStory dhe këngëtarja shqiptare, tepër e entuziasmuar, e ka ripostuar duke shkruar: “Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!”.


Kujtojmë se rikthimi i fuqishëm i Elvana Gjatës në muzikë erdhi pas një periudhe pauze, më 16 prill, me 7 këngë të albumit “Çelu” që janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo! /News31