Këngë në shqip dhe koncert në Tiranë? Rrëfehet Dua Lipa
Dua Lipa zhvilloi sot një konferencë për shtyp së bashku me babain e saj Dukagjin dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Këngëtarja me famë botërore foli për projektet e saj në muzikë dhe punët në bamirësi në Shqipëri dhe Kosovë. “Unë mburrem shumë që kam mundësinë me qenë këtu, për të ndihmuar me çdo gjë mundem sidomos për shqiptarët që më kanë suportuar shumë, kështu që më bëhet shumë qejfi të jem këtu”, tha ajo ndër të tjera. Ndërkohë ajo u shpreh se do kishte dëshirë të bënte një këngë në shqip së shpejti, ndërsa për sa i përket koncertit në Tiranë e la “surprizë”.
“Ndoshta një cover, do kisha shumë qejf të provoja pse jo. E kam shumë ëndërr që në krejt botën të ndryshojmë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë që të ecim para dhe e marr me shumë seriozitet këtë punë. Me festivalin Sunny hill paratë që merreni shkojnë në festivale të ndryshme dhe bamirësi. Duam të hapim një qendër arti në Prishtinë. Kemi shumë ide dhe ëndrra dhe jemi të motivuar të punojmë, kjo nuk është gjëja e parë dhe e fundit”, deklaroi Dua Lipa.
E pyetur për koncertin në Tiranë artistja tha: “Surprizë , po diskutojmë”.
Dua tregoi gjithashtu se janë familja dhe shoqëria ata që e mbajnë me “këmbë në tokë” pasi çfarë bën ajo si punë është ëndrra e saj, por në shtëpi është thjesht Dua. /News31