Kënga e re e Tayna-s nuk ka lidhje me asgjë që ka publikuar deri tani
Tayna është padyshim nga reperet më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është e njohur për këngët rap, dhe jemi çuditur sa herë i ka kënduar dashurisë. Por, nëse mendonit se i kemi pare të gjitha, e keni gabim!
Ajo po sjell një projekt të ri, por s’ka aspak lidhje me asnjë nga të mëparshmit. Më 28 nëntor reperja do të sjellë një projekt të ri që do t’i dedikohet festës kombëtare të flamurit. Kënga do të mbajë titullin ‘’Heroinat’’ dhe disa pamje të publikuara nga menaxheri i reperes Rinor Hykolli pranë memorialit ‘’Heroinat’’ në Prishtinë na bënë të kuptojmë se kënga do t’i dedikohet grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës. Kjo pasi memoriali i dedikohet pikërisht atyre.
Sakaq, së fundmi ajo ka publikuar këngën “Hala”, një bashkëpunim me Ledrin, që duket se ka ecur shumë mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=5voqKKHItAU
/News31