Kanye West përshkruan të dashurën e re dhe nuk ngjan aspak me Kim Kardashian
Sapo ka pranuar kërkesën e Kim për tu divorcuar, por Kanye është gati të nisë një lidhje të re. Madje, ai ka përshkruar edhe se si do e donte të dashurën e re. PageSix shkruan se reperi po kërkon dikë që është në të njëjtin nivel me kreativitetin e tij dhe që të dy të flasin të njëjtën gjuhë si artist. Kanye e di që marrëdhënia e tij e radhës do të jetë me një artiste dhe një person krijues.
Kujtojmë se Kanye West iu përgjigj disa ditë më parë parë iu përgjigj kërkesës për divorc të Kim. 43 vjeçari kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Po ashtu, ai ka kërkuar gjithashtu të drejtën e gjykatës për mbështetje bashkëshortore dhe që secili prej tyre të paguajë tarifat ligjore. Në dokumentet e siguruara nga “People” arsyeja e vërtetë e divorcit thuhet se janë diferencat e papajtueshme mes dyshes, por nuk ka një datë të saktë për ndarjen.
/News31