Kanye West ndërmerr veprimin e papritur ndaj Kim dhe motrave të saj!
Kanye West ka ndërmarrë një veprim drastik nga Kim dhe motrave të saj, pavarësisht urimeve të përzemërta që ato i bënë dy ditë më parë për ditëlindje. Reperi i "Heartless", i ka hequr ato nga lista e personave që ndjek në Twitter, megjithëse është e paqartë nëse ai e bëri këtë lëvizje para apo pas urimeve të tyre. Sakaq, West ende ndjek vetëm një person në Instagram, dhe kjo është Kim, nëna e katër fëmijëve të tij - megjithëse mbetet të shihet se sa do të zgjasë tani kur ai është në një lidhje me modelen Irina Shayk.
Çifti i ri u nis në Francë, këtë javë për të festuar ditëlindjen e reperit para se të ktheheshin në SH.B.A. së bashku me një avion privat. Megjithëse romanca e tyre ka qenë kryetitull i mediave gjatë gjithë javës, Page Six zbuloi ekskluzivisht se Kim është mirë dhe thjesht dëshiron që ai të jetë i luntur.
West dhe 35 vjeçarja e njohin njëri-tjetrin prej vitesh, pasi ajo dikur modeloi për linjën e tij të modës dhe mori pjesë në videoklipin e tij për "Power". Ata gjithashtu dolën bashkë pak para se Kanye të lidhej me yllin e "Keeping Up With the Kardashians".
/News31