“Kam 30 vjet që rrugëtoj me të, është shoqja ime më e mirë”- Enkel Demi dhe djali japin mesazhin emocionues për Mesila Dodën



Një moment shumë interesant i programit “E ardhmja është vajzë” është pikërisht ai kur djemtë e rëndësishëm të jetës së vajzave u dërgojnë atyre fjalë zemre. Nuk është e zakonshme që gazetari e moderatori i njohur, Enkel Demi, të bëjë deklarata të fuqishme ndaj bashkëshortes së tij, politikanes Mesila Doda, ndaj dhe ky moment ishte shumë emocionues e i mbushur me humor për të. Ai zgjodhi të kishte edhe djalin e tyre në krah, për ti treguar mbështetjen dhe se sa me fat ndihen që e kanë.





“Jam shumë i lumtur që kam gati 30 vjet që rrugëtoj me të, ajo është shoqja ime më e ngushtë. Falë saj, impenjimit të saj, edukimit të saj kam dy fëmijë të jashtëzakonshëm njërin prej të cilëve e kam këtu afër. Nuk e di çfarë do mendojnë shqiptarët në 25 prill por për ne është jashtëzakonisht e vyer dhe falë Zotit shyqyr që e kemi”. Ky mesazh emocionoi Mesilën dhe e bëri të qeshë edhe deklarata e të birit në fund i cili e mbylli me një fjali: “Ajo që tha ai por më bukur”. Për një grua të politikës është shumë e rëndësishme mbështetja e familjes e mesa duket, Mesila tashmë e ka një fitore.