Juventus uron Edi Ramën për mandatin e tretë në mënyrën më të veçantë, Kryeministri ka një mesazh për interistat



Kryeministri Edi Rama njihet si një tifoz i zjarrtë i “Juventus” dhe madje më herët në intervista ka theksuar se me klubin italian ka marrëdhënie shumë të mira. Kjo gjë është vërtetuar edhe me dhuratën e veçantë që skuadra i ka bërë kreut të qeverisë për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve.






Juventus e ka suprizuar Ramën me një fanellë me numrin “3”, që simbolizon mandatin e tretë dhe emrin “Edi”.

“Ja dhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë,” shkruan Kryeministri teksa ka ndarë edhe një foto të dhuratës.

Ndërkohë, ka edhe një mesazh për interistat.

“Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit,” shkruan ai. /News31