Jonida Vokshi tregon se si arriti të kthehej në formë menjëhere pas lindjes



Në intervistën e parë televizive, 4 muaj pasi solli në jetë vajzën e saj, Jonida Vokshi nuk kishte si të mos fliste për atë që të gjithë janë kuriozë: Si arriti të kthehej tenë formë gati perfekte fizike, menëherë pas lindjes. E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja zbuloi se në fakt nuk kishte ndonjë “sekret” për këtë dhe se e ka ndihmuar aktiviteti fizik që ka bërë para, gjatë dhe pas shtatzënisë, sigurisht e kombinuar me ushqim të shëndetshëm. Edhe pse “tekat” për ushqimet gjatë pritjes së ëmbël nuk i ka kursyer.


Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Por ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë.“- tregon Jonida, ndërkohë që rrëfen se është kujdesur që të hajë shëndetshëm, të paktën aq sa mundej- “Për të pasur shëndet të mirë dhe për t’u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje, u mundova që të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime., por këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm, për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese vajzës. Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gjatë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës.”

Po ashtu, sic thamë, ajo nuk e ka lënë pas ore aktivitetin fizik gjatë shtatzëninë dhe sidomos tani pas:

Kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut. Dhe aktivitetin fizik e kam bërë të minimizuar. Nuk e kam bërë për veten, por me doktoreshën kishim bërë në plan që të lindja vetë dhe prandaj duhej të ecja shumë. Tani po stërvitem fort që të jem në formën më të mirë të mundshme.”

Moderatorja gjithashtu rrëfeu edhe pak nga emocionet që ndjeu kur mori në krahë Emin pas lindjes. Sipas saj, ky ishte momenti më i bukur, njëkohësisht edhe i frikshëm për të:

Kur e pashë(Emin), mu duk gjëja më e bukur. Është edhe frika, është e pabesuesshme që ti sa je bërë mami dhe të shoqëron ajo ndjesia, si do e ketë jetën, ç’do ndodhë me të”

Për më shumë nga rrëfimi i saj si nënë e re, ndiqni intervistën e saj më poshtë. /News31