Jonida Vokshi prezanton për herë të parë vajzën

One
Telekom

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për hertë të parë në qershorin e këtij viti, kur në jetë erdhi vajza e tyre, Emi. Shpesh herë ata kanë ndarë në rrjetet sociale momentet speciale që kalojnë bashkë me të bijën, po ashtu edhe dedikime, ku tregojnë si ajo i ka ndryshuar jetën, megjithatë ende nuk na kishin prezantuar me vajzën.

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj vendosën që të ndanin sot për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e së bijës. Në fotot e postuara Jonida duket shumë e lumtur duke luajtur me vajzën, ndërkohë që bashkangjitur shkruan se Emi i përqafon të gjithë. Po ashtu ajo thotë se komenti i Besnikut do të jetë: “E bukur si baba vet”

Facile
Facile
My Dental

Komentuesit janë të gjithë dakord në një pikë, që Emi është shumë e ëmbël dhe nga kjo pjesë duket që i ka ngjarë mamit. Tani sa më shumë foto të tilla Jonida të lutem, faleminderit!

/News31