“Johnson & Johnson” ndalon testimin e vaksinës anti Covid-19 pas komplikimeve që shfaqi një pjesëmarrës

One
Telekom

“Johnson & Johnson” ka ndaluar përkohësisht testimin e vaksinës anti Covid-19. Kjo, për shkak të një sëmundjeje të pazakontë që ka shfaqur një nga të testuarit.

“E kemi ndërprerë përkohësisht injektimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”, deklaroi kompania në fjalë. Vaksina e “Johnson & Johnson” konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në mesin e vaksinave amerikane, që janë në fazën e tretë të testimeve. Kompania ka thënë se ndërprerje të kësaj natyre janë normale kur testohen mijëra njerëz.

Facile
Facile
My Dental

“Johnson & Johnson” nuk dha asnjë detaj rë hollësishëm mbi sëmundjen e pjesëmarrësit. Jo më larg se muajin e shkuar, kompania u shpreh se vaksina eksperimentale që po prodhon ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Mbi 60 mijë persona kanë pranuar të testohen nga “Johnson & Johnson”. /News31

Burimi: opinion.al