Joaquin Phoenix baba për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i djalit
Ylli i “Joker”, Joaquin Phoenix, është bërë baba për herë të parë! Fituesi i çmimit “Oscar” dhe e fejuara e tij, aktorja e nominuar për "Oscar", Rooney Mara, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur, River, si vëlllai i Joaquin që fatkeqsisht ka ndërruar jetë në vitin 1993.
Producenti i filmave, rusi Victor Kossakovsky, i cili ka punuar me aktorin 45-vjeçar në dokumentarin ”Gunda”, e konfirmoi emrin e bebit të çiftit, teksa fliste në festivalin e filmit në Zurich.
“Ai(Joaquin) sapo u bë me një beb meqë ra fjala”- tha Kossakovsky ditën e djeshme gjatë fjalës së tij- “Me një djalë të bukur të quajur River”.
Mara, 35 vjeç, e takoi Phoenix në 2013-ën në setin e filmit “Her”, ndërkohë që debutimin si çift e bën në 2017-ën gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Eveniment ku Joaquin fitoi si aktori më i mirë për performacën në filmin ”You Were Never Really Here”.
Aktorët u fejuan vitin e shkuar, ndërkohë që Phoenix në intervistat që ka bërë ka thënë se Rooney është e vetmja vajzë që ka kërkuar ndonjëherë në internet, kur e takoi për herë të parë. Ai ka zbuluar se në fillim ishin vetëm shokë dhe flisnin nëpërmjet e-mail, ndërkohë që ai donte të mësonte më shumë për të dhe e kërkoi online. Hera e parë dhe fundit që ndodhi.
Dalja e tyre e fundit publike ka qenë në ceremoninë e çmimeve "Oscar" të këtij viti, ku siç mund ta mbani mend Joaquin fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” dhe nuk harroi të përmendte në fjalimin e fitores, si partneren e tij, ashtu edhe vëllain, River Phoenix, emrin e të cilit tani e mban edhe djali.
/News31