Jim Belushi nis sfidën e veçantë për shqiptarët dhe Dukagjin Lipa iu bashkua menjëherë



Jim Belushi aktori shqiptar me famë botërore, ka nisur së fundmi një sfidë tepër të veçantë në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi në Twitter, ai ka kërkuar nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë statusin e tij, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.


“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it.

Kjo nismë është mbështetur menjëherë nga ish-rrokeri dhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa. Ai ka rishpërndarë statusin e aktorit, duke shkruar “Hey”. Kjo “sfidë” e re në Twitter i shërben padyshim shumë promovimit të vendit tonë dhe urojmë t’i bashkohen sa më shumë figura publike, por jo vetëm.