Fauci: "Jeta normale si para Covid-it kthehet në fundin e vitit 2021"
SHBA dhe një pjesë e mirë e vendeve të botës nuk do mund të rikthehen në jetën që kishin përpara koronavirusit, deri në fundin e vitit 2021. Kështu është shprehur në një intervistë ditën e djeshme Dr. Anthony Fauci, shefi i Instituit të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, njëkohësisht një nga drehtuesit e Task Forcës kundër Covid-19 në Amerikë.
“Unë besoj se ne do të kemi një vaksinë e cila do të jetë gati në fund të këtij viti apo në fillimin e vitit tjetër. Por nga momenti që nis shpërndarja e vaksinës dhe derisa të arrihet mbrojtja dhe imunizimi i pjesës më të madhe të popullsisë, do të duhet të presim mesin apo fundit e vitit 2021. Nëse po flasim për kthimin në një "normaliteti" që i ngjason atij përpara Covid, kjo do të ndodhë në 2021, madje në fundin e vitit 2021.”- tha ndër të tjera mjeku, tashmë i famshëm.
Në fakt javët e fundit në 30 shtete amerikane është regjistruar trend rënës i shifrave, megjithatë Fauci paralajmëron se pandemia do të përkeqësohet sërish.
“Na duhet të bëhemi gati që të përballojmë periudhën vjeshtë-dimër, sepse nuk do të jetë aspak e lehtë.”-thotë ai, ndërkohë që shton- "Shoh kurbën e infeksioneve dhe bëhem gjithmonë e më pesimist sepse nuk po arrijmë pikën e ulët që do doja të kishim,”
Në SHBA regjistrohen rreth 36,000 raste të reja çdo ditë, shifër më e ulët krahasuar me gushtin, por që sërish mbetet e lartë.
/News31
Burimi: CNN