Jennifer Aniston deklaron: “Mos votoni Kanye West”, reagon reperi

Jennifer Aniston i ka bërë thirrje fansave të saj të mos votojnë për Kanye West në zgjedhjet presidenciale. “Të votosh Kanye West nuk është për të qeshur”, është shprehur Jennifer.

Natyrisht, kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e reperit. Edhe këtë herë nuk kishte si të mungonte reagimi i Kanye-t, i cili ka postuar një status në Twitter. “Wow, ajo intervista e Rogan i ka shkundur mirë njerëzit. Jepiiii”, ka shkruar fillimisht reperi duke iu referuar intervistës së fundit, ku për 3 orë radhazi foli për besimin, dëshirën e Kim për abort dhe kandidaturën e tij në këto zgjedhje. Më pas, ai ka shtuar: “As ‘Friends’ nuk ishin për të qeshur.” Epo, kjo po që është hakmarrje për Anston.

My Dental

Sipas Kim Kardashian, Kanye vuan nga bipolariteti, çka e justifikon deri diku sjelljen e tij të çuditshme… /News31