“Jemi parë për 2-3 orë”, Lorik Cana rrëfen si njohu bashkëshorten italiane



Lorik Cana ishte dje i ftuar në emisionin e Sidorela Gjonit, “Jashtë Loje” në Top News ku ndër të tjera foli edhe për jetën personale. Futbollisti shqiptar rrëfeu historinë se si është njohur me bashkëshorten e tij italiane, Monica.Cana tregoi se për herë të parë, ata kishin rastisur së bashku në një restorant dhe ishin parë për 2-3 orë, derisa ai i kishte dhënë numrin e tij nëpërmjet menaxheres së restorantit.





“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet”- tha Loriku.

Ai dhe Monica janë njohur që në vitin 2011 dhe prej 7 vitesh janë martuar e kanë sjellë në jetë edhe 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda. /News31