Jay Santos do na “marri” edhe Ronelën

One
Telekom

Ronel Hajati është gati të publikojë dy projekte të reja muzikore. Mesa ka treguar këngëtarja nga disa përgjigje të ndara me fansat, shumë shpejtë dy hite do t’i shtohen listës së verë 2020.

Por, ky nuk është lajmi i vetëm. Sipas disa thashethemeve që qarkullojnë së fundmi, Ronelën mund ta shohim me një bashkëpunim me Jay Santos. Sa e vërtetë është kjo? Ronela e ka konfirmuar lajmin, duke shtuar: “Më vonë”. Pra, përgatitjet kanë nisur që tani!

Facile
Facile
My Dental

Jay Santos pritet që shumë shpejtë të publikojë këngë me Luana Vjollcën, ndërsa nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme. Pyetur nga një tjetër ndjekës se për çfarë do të hiqte dorë Ronela nga muzika, kjo e fundit është përgjigjur: “Për asgjë”. Një tjetër lajm i mirë ky, duke ditur tashmë që Ronelën nuk ka gjë që ta ndajë nga muzika.

Tashmë, presim vetëm të dëgjojmë dy këngët e reja! /News31.al