Jasmina ndahet publikisht nga Andi, ish-konkurrenti “e la” për Diona Fonën



Pikërisht kur menduam se gjërat mes Andi Artanit dhe Jasmin Kadriut po shkonin për mrekulli, kjo e fundit ka plasur “bombën”. Ish-konkurrentja e ka demaskuar publikisht të riun nga Kosova pasi ai u largua mbrëmë nga ditëlindja e Fation Kuqarit ku ishin të gjithë personazhet e “Për’puthen” për të shkuar te Diona Fona.






E zhgënjyer totalisht nga Andi, bukuroshja brune shkruan: “Dje Andi ka qenë i ftuar në ditëlindje, por iku drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘shoqes’ që e ka njohur veç kur i ka shkruar për ta marrë si imazh. Dje ua them sinqerisht po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxorët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘të dashuruar'”.

Më pas teksa i referohet këngëtares së njohur ajo shton: “Sa për këtë ‘femrën’ bota është rrumbullak sot unë nesër ti”.

Në një tjetër postim Jasmina kërkon të mos i bëjnë më tag nëpër postime me Andin, duke na lënë të gjithë të kuptojmë se mes dyshes ka marrë fund çdo gjë njëherë e përgjithmonë! /News31