“Ja njoh mirë dhimbjet dashurisë dhe ende besoj te martesa”-Rozana Radi emocionon me fjalët dhe tregon pse zgjodhi Korçën



“Rose” nga Rozana Radi është një nga firmat më të preferuara të vajzave shqiptare për fustane mbrëmje dhe nuserie, por jo vetëm. Gjatë karantinës, këngëtarja dhe moderatorja krijoi “Rose Casual” për veshje të përditshme, një biznes që është ngritur tashmë gradualisht.
Këtë herë brand-i i saj është shtuar edhe në Korçë me një dyqan të ri.





Rozana, e cila ka ndarë lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit e “Rose by Rozana Radi” edhe në rrjete sociale, na ka emocionuar të gjithëve me fjalët e saj teksa ka shpjeguar pse ka zgjedhur këtë qytet.

Ajo tha se ka zgjedhur Korçën pasi është vendi ku i është kënduar më shumë dashurive të pamundura. Rozana ka folur edhe për dhimbjet që shkakton dashuria, e pavarësisht kësaj ajo ende beson te martesa.

“Mirëmbrëma!
Mund t’ju bëj një pyetje?
Le të ngrejë dorën dikush që nuk ka përjetuar kurrë një dashuri të pamundur?
Ose me lejoni t’a bëj ndryshe pyetjen.
A është dikush kundra kësaj martese ?
Le të flase tani ose të heshtë përgjithmonë…
Ja kështu nisi ëndrra ime drejt një dyqani me fustane nuserie dhe mbrëmje. Thonë që dy gjera na shpëtojnë në këtë jetë: dashuria dhe buzëqeshja. Nëse keni njërën prej tyre gjithçka do të shkojë mirë por nëse i keni të dyja atëherë jeni të pamposhtur. Kush është i dashuruar nuk njeh vdekje sepse dashuria është e pavdekshme dhe më besoni, e them unë që jeta shpesh here me ka rezervuar surpriza jo shumë të këndshme. E them unë që përtej dhimbjes dhe humbjeve besoj akoma në ëndrra… dhe i besoj ato me sy hapur. E them unë që ja njoh mirë dhimbjet dashurisë dhe ende besoj tek martesa. E them une që përpara dashurisë i kam hequr të gjitha maskat e jetës…. dhe ato logjike. E them unë që e kam shumë të vështirë t’i them dikujt të dua aq lehtë, por kur e bëj e bëj me gjithë qenien time. E them unë që në jetën time i urrej tradhëtitë por dashuria më mësoi t’i falja! E them unë që shumë herë i mblodha copat e zemrës time e ashtu të shkërmoqura përsëri i lashë ato në duar të pasigurta.
Me keni pyetur shumë përse një ROSE NË Korçë? Sepse këtu i kënduan aq shumë dashurive të pamundura. Këtu ata që kënduan për dashurinë dhe u dehën me dashurinë quhen artiste!
Quhem Rozana Radi . 41 vjeç e dashuruar prej shumë vitesh por ende e pamartuar.
Sot këtë histori suksesi ja dedikoj të gjitha grave që dashuruan si unë. Që nuk fjeten si unë që jeta i dha shumë dhimbje. Thonë që Zoti ja jep dhimbje njerëzve që dinë t’i mbajnë. Atyre grave që ja dolën e që do ja dalin nesër si unë si ti si ajo zonja atje! Pa patur nevojën e askujt.
– Më falni për modestinë por jeta më ka mesuar që nuk duhet gjithmonë një burrë për t’i dhënë një gruaje shkëlqimin e duhur ndonjëherë mjafton vetëm një fustan. R.Radi” shkruan artistja në postim. /News31