Ishte opinionist vitin e kaluar, por Meridian Ramçaj ka kritika për këtë sezon të “Për’puthen”



Sot në emisionin “Live from Tirana”, në Top Albania Radio. ishte i ftuar opinionisti Meridian Ramçaj, për të folur për shumëçka, për reality-showt, për emisionet e famshme të të rinjve, për ndikimin tek adoleshentët, etj.





Si një ish-opinionist në disa puntata të “Për’puthen Prime”, ai është pyetur edhe për këtë sezon të ri, që ka vetëm pak javë që ka nisur. Meridiani tha se nuk e kishte ndjekur shumë, megjithatë kishte disa “rezerva” për konkurrentët.






Nuk e kam ndjekur shumë sepse më është krijuar ideja që “star”-ët e emisionit hyjnë më shumë për famë se sa për të gjetur dashurinë sepse panë suksesin e vjetshëm dhe shikueshmërinë që arriti majat. Personat që janë aty brenda janë më shumë për famë sesa për spektakël”, tha Meridani, duke shtuar se lufta bëhet për follower-s dhe qëllimi është krijimi ose rritja e biznesit.

Megjithatë ai shtoi se suksesin do e ketë sërish, ndonëse tani që nis “Big Brother” do të ketë konkurrencë. “Vjet ishte tjetër gjë, por suksesin do e ketë prap sepse është format i dashur për shqiptarët dhe kjo i jep të drejtën televizonit të vazhdoj ta aplikoj. Për mua është një ndër emisionet më të shikuar. Tani që do të filloj “Big Brother VIP”, do të jetë një konkurrencë, të luftosh brenda shtëpie për të pasur shikueshmërinë më të madhe. Do të jenë dy emisionet më të shikuara në Shqipëri’’, tha opinionisti.

Ndërkohë, këtë javë rikthehet “Për’puthen Prime”, megjithatë autorja e programit, Olsa Muhameti, nuk ka zbuluar asgjë, lidhur me opinionistët e këtij viti.

/News31