Ironizoi Altin Bashën, Rezart Veleshnja mbështet publikisht Albano Bogdon



Disa javë më parë aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ishte i ftuar në “Binjakët show”, ku ndër të tjera nuk i kurseu thumbat dhe ironitë për regjisorin Altin Basha. Ai u shpreh se Basha nuk e kishte pranuar në audicionet e “Portokalli”, shumë vite më parë dhe madje i kishte thënë se nuk ka talent. “Kryeministri i vendit ka qendruar për herë të parë në studio 40 minuta me një komedian…me mua. Ndërsa ai njeriu që tha nuk bën për humor… e hoqën nga puna herën e fundit që kam dëgjuar në lajme. Quhet “karma””.- deklaroi ndër të tjera Albano. Ndërkohë, ditën e sotme kjo video është shpërndarë nga Rezart Veleshnja, aktori i “Portokallisë” në Instagram. Krah videos, ai ka shkruar “Je artist, kaq!”, duke mbështetur kështu Albanon në deklaratën e tij.





Kjo nuk është hera e parë që Rezarti del kundër Altin Bashës. Pak muaj më parë ai e “thumboi” ashpër atë, duke thënë se programi i ri i humorit nën regjinë e tij, “Kosherja” në Abc News është një “hiç” dhe e akuzoi atë për vjedhje të skeçeve të Portokalli. (KLIKO)






/News31