Irina Shayk nis një romancë me Kanye West, Bradley Cooper ka diçka për të thënë
Megjithëse Irina Shayk dhe Kanye West ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht romancën e tyre, fotot e kapura nga paparacët dy ditë më parë gjatë pushimeve të tyre në Francë kanë zbuluar gjithçka. Dyshja u kap "mat" teksa tentonte t'i fshihej fotografëve duke mbuluar fytyrën me bluze. Por, çfarë mendon ish-i i modeles ruse Bradley Cooper për lidhjen e re të saj? Burime pranë tij kanë thënë se ai do që Irina të jetë e lumtur dhe e mbështet.
“Bradley është shumë mbështetës për këdo që Irina do të zgjedhë për të një lidhje, ai do vetëm që ajo të jetë e lumtur”, është shprehur burimi për “Us Weekly”, pas lajmeve se modelja po jeton një romancë me reperin prej pak muajsh.
Kujtojmë se në vitin 2015-të Irina Shayk nisi një lidhje me aktorin e famshëm dhe 2 vite më vonë u bënë prindër të një vajze. Mirëpo në 2019-tën ata ndanë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin, por pa asnjë lloj armiqësie, madje përkundrazi, në mediat rozë është shkruar se ata janë miq të mirë! /News31