Interi thyen dominimin e Juventusit, shpallet kampion i Italisë pas 11 vitesh



Inter është zyrtarisht skuadra kampione e Serisë A për sezonin 2020-2021. Zikaltrit e fituan titullin kampion pa zbritur në fushë pasi Atalanta doli barazim përballë Sasuolos pasditen e kësaj të diele. Kjo i mundëson Interit sigurimin matematikisht të vendit të parë, pozicion që e ruajnë prej muajsh.





Ky është titulli numër 19 i klubit milanez, që për herë të fundit ka triumfuar në Itali, në vitin 2010. Inter thyen kështu hegjemoninë 9-vjeçare të Juventusit. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte rikthehet te fitorja e titullit në Seria A pas 11 sezonesh, në tripletën e famshme.

/News31