Incidenti në ndeshjen me Poloninë, sa do të dënohet FSHF nga FIFA?



“Zero tolerancë”! FIFA ishte e qartë sot në një deklaratë se do të tregohet e rreptë për ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, ku u hodhën shishe uji ndaj futbollistëve polakë. (KLIKO)





Por çfarë e pret Shqipërinë?






Sipas Marcin Samsel, ekspert sigurie dhe ish-bashkëpunëtor i UEFA-s, gjithçka është e qartë. “Shqipëria do të ndëshkohet nga FIFA, nuk kam dyshime. Do të jetë një dënim financiar, por edhe një ose dy ndeshje pa pjesëmarrjen e publikut. Do ta zbulojmë brenda pak ditësh”, tha Samsel për situatën që ndodhi në “Air Albania”.

Cilat janë mundësitë?

E para, është një gjobë financiare e majme, që nis nga 50 mijë euro e mund të shkojë deri në 100 mijë të tilla. Kjo është ajo që aplikon FIFA kur hidhen sende në fushën e lojës, në rast përsëritje është më e rëndë, por së fundmi Shqipëria nuk ka pasur ngjarje të tilla.

E dyta, dënimi i fushës për një ose dy ndeshje pa tifozë, si dhe paralajmërimi se, në rast përsëritje më vonë, t’i luajë ndeshjet në fushë asnjanëse. Kujtojmë sjelljen e tifozëve hungarezë, kur u dënuan me 2 ndeshje pjesëmarrje në fushën e tyre.

Përgjegjësia bie mbi masat e sigurisë, që ka mangësi të theksuara, duke nisur që me personalizimin e biletave, e deri tek kontrolli i imtësishëm dhe mungesa e dënimeve të tifozëve e individëve ‘problematikë’.

Ndeshja e djeshme dhe rasti i paprecedentë ka nxjerrë në pah një skandal: Tifozëve i ushtrohej kontrolle të rrepta në hyrje, duke i “zhveshur” nga të gjitha sendet e paligjshme, ndërkohë që më pas kishin mundësi që të blejnë shishe me ujë në stendat që janë brenda stadiumit, rreptësisht e ndaluar në Evropë.

/News31