Incidenti gjatë ndeshjes me Poloninë në “Air Albania”, FIFA reagon ashpër



FIFA ka reaguar pas incidentit të shënuar një natë më parë në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. Një një njoftim për shtyp, FIFA dënon incidentet dhe shton se do tregojë zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla që i komsideron “të neveritshme”.





“FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, shkruhet në raportin e FIFA-s.






Në njoftimin e FIFA thuhet se janë duke u analizuar raportet e dërguara lidhur me ndeshjen e një nate më parë për sfidën eliminatore të Botërorit përpara se të merret një vendim nga ana e tyre.

Kujtojmë se Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 në sfidën e një nate me parë me Poloninë. Futbollisti Swiderskin ishte ai që ndëshkoi kuqezinjtë në stadiumin “Air Albania në 15 minutat e fundit. Por pas golit, ndeshja u ndërpre për disa minuta si pasojë e hedhjes së sendeve në fushë gjatë momentit kur po festonin lojtarët polakë.

/News31