Ina e ‘’Për’puthen’’ do të botojë një libër! Zbulon detajet
Në një kohë kur shumë ish-konkurrentë të "Për'puthen" zgjodhën të provonin fatin në muzikë, më në fund dikush zgjodhi botën e letërsisë. Bëhet fjalë për konkurrenten e sezonit të parë të programit, Ina Kollçakun, e cila së shpejti do botojë një libër. Lajmin e ka dhënë vetë Ina në Instagram gjatë një bisede virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj.
Dikush e ka pyetur Inën “Nëse jeta jote do të ishte një libër, si do e kishte titullin?" Dhe ajo u përgjigj duke shkruar: “Nëse do ta thoja, do zbuloja titullin e librit tim”. Më pas, ka zbuluar se libri i saj nuk është një biografi po është i zhanrit sureal. E pyetur për detajet Ina ka shkruar se kishte ndaluar për pak kohë shkrimin e librit po që tani po punon në të dhe dëshiron që ta botojë në disa gjuhë.
/News31