Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19 në Shqipëri, i shtruar tek Spitali Infektiv
Covid-19 për fat të keq vijon të shkaktojë viktima edhe në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se mjeku Ilirjan Draçi ka humbur jetën pas infektimit dhe luftës me koronavirusin.
Manastirliu bën me dije se mjeku Draçi ishte i shtruar në Spitalin Infektiv, por nuk ka mundur të fitojë betejën kundër virusit të pabesë, pavarësisht përpjekjeve nga kolegët e tij, ndërsa do mbahet mend gjitmonë për shpirtin e tij të sakrificës dhe energjinë e pashtershme.
Postimi i plotë i Manastirliut:
"Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.
U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!"
/News31