I tha të gjitha! Zayn Malik flet për herë të parë për të bijën
Zayn Malik më në fund ka folur për vajzën e tij Khai dhe të qenurit prind. Këngëtari foli në një intervistë për "iHeartRadio" ku ka zbuluar se si ka qenë jeta për të dhe modelen që kur mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shtator 2020.
"Sinqerisht, është e mahnitshme. Shumë njerëz më kishin thënë para se ajo të lindte, se do më ndryshonte jeta. Por sinqerisht, ajo është një krijesë e mahnitshme. Ka qenë vërtet e lehtë për mua dhe Gig të mësoheshim me jetën e re. Ajo e bëri një gjë të lehtë për ne, sepse fle shumë. Thjesht ushqehet dhe ndërron pelenat. Po e shijoj shumë këtë moment".
Kur u pyet për të përshkruar se si është Gigi si nënë, ai u përgjigj, "Është mirë. Është një nënë e mahnitshme. Padyshim, ajo është me të vërtetë një ndihmë e madhe për gjithçka, dhe po e bën mirë çdo gjë".
Ndër të tjera, Zayn tha se priste të bëhej aq shpejt baba, duke shpjeguar se para se të lindte Khai, ai ishte i përqendruar kryesisht në karrierën e tij muzikore. Por, është i habitur se si është mësuar kaq lehtë me jetën e re dhe sa mirë ndihet tani.
"Unë i isha dedikuar marrëdhënies me Gigin dhe gjërave të mia. Fakti që ishte kaq e lehtë të mësoheshim me Khai, ka qenë befasues për mua. Unë dua vetëm të kaloj ditët e mia me të, të rri me të, të bëjmë gjëra relaksuese,apo duke parë shfaqje për fëmijë në TV , në Netflix, duke mësuar këngë, apo duke u rrotulluar me të në tokë. Është me të vërtetë një ritëm tjetër jete, por ka qenë vërtet e lehtë për tu përshtatur me të. Unë mendoj se kjo është gjëja më e habitshme. "
Sa i përket ninullave që këngëtari i "Pillowtalk" i këndon gëzimit të tij, Zayn zbuloi se nuk është i dhënë pas tekstit, por melodisë. "Kryesisht janë melodi dhe nganjëherë ajo këndon me mua". Çifti e mirëpriti Khain në Pensilvani pranë familjes së 25-vjeçares, por duket se ata ende nuk kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.
"Ne të dy jemi mjaft të rinj, edhe pse kemi një fëmijë dhe kemi kaluiar shumë gjëra të tjera. Ne jemi ende duke menduar për punën dhe gjërat që duam të bëjmë në karrierë, por ndoshta atëherë në të ardhmen e largët, po, kur përfundimisht të zgjedhim një vend për t'u vendosur, me siguri do të jetë diçka e ngjashme me këtë, me siguri, ku është një mjedis i relaksuar dhe ne thjesht mund të qetësohemi ".
https://youtu.be/2yTNZoD1RTo
/News31