“I rri mbrapa Donaldit!” Banorët e “Big Brother VIP Albania” kritikojnë sjelljen e Semit



Afrimiteti mes Donaldit dhe Semit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka ngjallur reagime të shumta te publiku, aq sa ata nisën të komentohen për një lidhje. Marrëdhënia e tyre nuk u ka shpëtuar as banorëve. Së fundmi, Iliri, Fifi, Arditi dhe Paloma në dhomën e dënimeve kanë komentuar për të disatën herë sjelljen e Donaldit në shtëpi, teksa u ndalën të diskutojnë edhe për marrëdhënien e tij me Semin.





Sipas tyre, marrëdhënia me Donaldin do ta penalizojë Semin. Ato shprehen se këngëtarja është gjithë kohës pas Donaldit dhe është e përqendruar vetëm te ai.






Paloma: Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…

Arditi: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi.

Paloma: Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit…

 

Kujtojmë se disa ditë më parë Semi tha se ajo dhe Donaldi janë vetëm miq dhe asgjë më shumë. Për më tepër, gjatë një bisede mes tij dhe Palomës për Borën ajo u përfshi duke i dalë në mbrojtje shoqes së saj. (KLIKO) Nga ana tjetër, edhe Donaldi është shprehur disa herë se vajzat që janë në shtëpi nuk janë asnjëra tipi i tij.

/News31